Wednesday, December 11, 2013

TESTAMENT OF ALEKSANDER THE GREAT

ITALIAN HISTORIAN, Luçia Nadin , FIND THE TESTAMENT OF ALEKSANDER THE GREAT,IN THIS TESTAMENT ALEKANDER WHRITE,FOR MY BROTHER BLOOD ILLYRIAN,BILON THRACE MACEDONIA,DANUB AND AJKULIONE IN ITALY WICH SUD ITALIA,NATHER PEOPLE NO ILLYRIAN ARE JUST AUR SKLAVE{SLAVE}:(Testamenti është zbuluar nga studiuesja italiane, Luçia Nadin marrë nga “Statuti di Scutari, della prima metà del secolo XIV con le addizioni fino al 1469”, a cura di Lucia Nadin, giugno 2002, Roma)
Zbulohet dokumenti historik: Letra e dërguar shkodranëve nga “Aleksandri i Madh”

Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë greke, bir i Zeusit të madh, bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe i hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zot i botës prej ku lind dhe deri ku perëndon dielli, nga veriu në jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë, Liburnisë, dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qëndrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës.Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap e u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri në skaj të Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset e të qëndrojë në ato vende, dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit, në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti im, dhe njëmbëdhjetë princë të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashigimtarë të mi dhe të të gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.

(Testamenti është zbuluar nga studiuesja italiane, Luçia Nadin marrë nga “Statuti di Scutari, della prima metà del secolo XIV con le addizioni fino al 1469”, a cura di Lucia Nadin, giugno 2002, Roma)

No comments:

Post a Comment